Gramsh/ Mbyten 4 shtetas në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës, babai me dy djemtë dhe kushëriri i tyre

schedule20:51 - 21 Korrik, 2023

schedule 20:51 - 21 Korrik, 2023

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Gramshit dhe jo vetëm. Katër shtetas, babai me dy djemtë dhe kushëriri i tyre dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, zjarrfikësit dhe polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

Njoftimi i policisë:

Gramsh/informacion paraprak

Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrëfikësit, ku ka rezultuar se:

Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit  rreth 46 vjeç,  19 vjeç, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi , 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.

Gjiihashtu menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.r.t/abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!