Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gramsh, evakuohen banorët e Nartës/ 6 fshatra të shkrumbuar, era vazhdon përhapjen e flakëve

schedule17:09 - 13 Gusht, 2025

schedule 17:09 - 13 Gusht, 2025

Me lot në sy e gjënë e gjallë për dore, banorët e Nartës janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre, pasi u rrezikohet jeta nga flakët e zjarrit.

Flakët vijojnë të jenë aktive në Gramsh, duke shkrumbuar mbi 39 banesa dhe duke rrezikuar dhjetëra të tjera në njësinë administrative të Skëndërbegasit, deri tani narta mbetet ne situate me emergjente.

Banoret e nartës morën çfarë munden, ata shprehen të shqetësuar për shtëpitë dhe investimet që kanë bërë pasi tani janë në rrezik.

3 helikopterë janë angazhuar ne terren për të neutralizuar flakët,  7 forca zjarrfikëse, mbi 300 vullnetar e ekipe ete kërkim shpëtimit janë në terren por era e fortë dhe temperatura kanë vështirësuar punën)

Për mikrofonin e Abc News banorët rrëfejnë situatat e vështira që po kalojnë.

I shtrirë pranë koshereve të bletëve qytetari thotë se gjysmën e bletëve mundi ti marrë, ndërsa pjesa tjetër ndodhet në një parcelë të largët që ende rrezikohet.

Një tjetër banor, i ardhur nga Elbasani, rrëfen se ka investuar miliona lekë në pemë dhe shtëpi, që sot janë të rrezikuara nga flakët.

Ka edhe histori shpëtimi. Një burrë ka marrë gjyshen dhe anëtarë të tjerë të familjes, që nuk donin të largoheshin nga shtëpia. Të tjerë po largohen me bagëti nga oborret e tyre, ndërsa disa ndihmojnë me kova dhe mjete rrethanore për të shuar flakët.

Një punonjës i bashkisë shprehet se situata mbetet kritike, por po punohet për të fikur flaket

Situata mbetet kritike dhe zjarri kërkon përpjekje të vazhdueshme për të mbrojtur jetët dhe pasuritë e njerëzve, forca të ushtrisë dhe mbi 300 vullnetar janë në terren. Ne fshatin narte po punohet intensivisht për të neutralizuar flaket te ndihmuar edhe nga 3 helikopter.

Kjo verë duket e gjatë dhe pafund për banorët e Gramshit, mes temperaturave të larta, zjarreve të rrezikshme dhe frikës për jetën dhe për shkatërrimit e pronave dhe shtëpive. Ndëshkimet për zjarrvënësit mund të ashpërsohen në të ardhmen, por dëmet që ata shkaktuan do të ndihen, për një periudhë shumë të gjatë. Për “ABC News”, nga fshatrat e Gramshit, Bleona Sari.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!