Ka nisur me debate seanca e sotme e plenare e Kuvendit të Shqipërisë. Deputeti Kujtim Gjuzi është përplasur verbalisht me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.
Gjuzi deklaroi se është kryetar i një partie që është ngritur nga hiçi dhe jo një partie të trashëguar nga diktatura. Ruçi replikoi me të nga karrigia e kryetarit duke i kërkuar të ulet ndërsa i kujtoi se nuk kishte mësuar asgjë nga rregullat e Kuvendit.
DEBATI
Kujtim Gjuzi: Mos mendoni se ne erdhëm këtu për të ikur me zgjedhjet që ju i vodhët. Unë nuk e thirra Berishën të vijë në interpelancë. Rama ka 6 muaj që nuk ka ardhur në kuvend dhe nëse nuk vjen në kuvend duhet të lërë mandatin. Jam kryetar i një partie të ngritur nga hiçi dhe jo një partie që ju keni trashëguar nga diktatori.
Gramoz Ruçi: Sa të rrosh do mësosh. Dhe një muaj e ke dhe mesa duket nuk ke për të mësuar rregullat e një kuvendi në një sistem demokratik. Më mirë e asaj partie që the ti se sa i një partie… o Kujtim… ulu, uluu, ulu! Mos më bëj si cub mua, se kur të shoh se ç’më dukesh, por kur të njoh çirrem e ndukem, thotë populli.
/mv.abcnews.al