Gramoz Ruçi bashkëkryeson konferencën në Hungari

schedule22:25 - 27 Tetor, 2017

schedule 22:25 - 27 Tetor, 2017

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka marrë pjesë në Konferencën e tetë të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit perëndimor në Hungari. Ai bashkëkryesoi sesionin e parë të konferencës me temë: Integrimi në BE, rezultatet dhe aspirata. Ruçi vuri në dukje masat e marra nga Kuvendi i Shqipërisë për adresimin e rekomandimeve të Komisionit Europian, të lidhura drejtpërdrejt me kushtet për çeljen e negociatave të antarësimit në union. Duke e quajtur reformën në drejtësi si themelore për avancimin me axhendën europiane, ai kujtoi votën unanime për ligjin e Vettingut dhe të tjeret që nisin edhe zbatimin e reformës ne drejtesi. “Duam t’i përkasim kësaj familje të madhe vlerash, së cilës gjithashtu kemi çfarë t’i ofrojmë – përfundoi fjalën e tij, kreu i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi.