SHQIPËRI- Bregdeti shqiptar është pozicionuar si një ndër më të bukurit në Europë për këtë vit.
Platforma e njohur e cila i dedikohet vlerësimeve për bukuritë natyrore “The world’s 50 Best Beaches”,ka renditur në listën e plazheve me te bukura te Evropës Gjirin e Gramës dhe të Gjipesë.
Sipas renditjes se kësaj platforme te turizmit, Gjiri i Gramës renditen ne vendin e 12, ndërsa ai i Gjipesë pozicionohet në vendin e 30-të, duke lënë pas plazhe të njohura të Italisë, Spanjës, Greqisë dhe Francës.
Gjiri i Gjipesë është një plazh i mahnitshëm që vizitohet nga të apasionuar të natyrës dhe sporteve ekstreme. Ai ndodhet në pjesën e poshtme të përroit midis Himarës dhe Dhërmiut dhe fron një peizazhi natyror të mrekullueshëm me rërë dhe ujë shumë të pastër.
Ndërkohë që gjiri I Gramës ofron një pamje të veçantë ku deti hyn midis masiveve shkëmbore, duke krijuar një plazh fantastik për t’u çlodhur. Çdo vizitor ka në dispozicion qindra metra plazh dhe hapësirë .
Lista e vitit 2025 e 50 Plazheve më të Mira të Evropës, është përzgjedhur nga 1 mijë profesionistë të udhëtimit. ambasadorë plazhesh dhe një juri ndërkombëtare, të cilët marrin në konsideratë elementë si autenticiteti, natyra e paprekur, qetësia dhe përvoja unike që plazhi ofron.
Në 5 muajt e parë të këtij viti Shqipërinë e kanë vizituar mbi 3.4 milionë turistë të huaj ose 3,9% me shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, sipas INSTAT./abcnews.al