Dje në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën e 1/16 të Champions League. Goglat rezervuan disa përballje të forta, ku spikasin sfidat mes Manchester City – Real Madrid dhe Chelsea – Bayern Muynich.
Faqja sportive, ‘infogol’, pas hedhjes së shortit ka publikuar një grafik, ku shfaqen shanset e ekipeve pjesëmarrëse për ta fituar kompeticionin më të rëndësishëm europian. Grafiku i referohet golave që priten të shënohen nga ekipet në fjalë.
Vendi i parë mbahet nga City i Guardiolës me 21.1% shanse për ta fituar Championsin. Në vend të dytë pozicionohen gjermanët e Bayern Munchen me 20.8%. Podiumi plotësohet nga fituesit në fuqi të trofeut, Liverpool. Më pas vijnë me radhë Juventus e Barcelona dhe për ta mbyllur me Atalantën e vendit të fundit me 0.7%. /abcnews.al