Grada kryekomisar, rritet numri i kallëzimeve në prokurori

schedule16:14 - 19 Nëntor, 2018

schedule 16:14 - 19 Nëntor, 2018

Numri i ankesave sa vjen e rritet nga konkurentët e gradës kryekomisar, të cilët kanë bërë kallëzim në prokurorinë e Tiranës. Sipas tyre, rregullorja për gradën ndryshoi vetëm pak minuta para para testimit, ku u shtuan edhe pyetjet me zhvillim.

Pas disa ankesave të bërë në prokurori nga konkurentët e gradave kryekomisar lidhur me parregullsinë të zhvilluar të hënën e 12 Nëntorit, organi i akuzës ka nisur verifikimet.

ABC News ka siguruar listën e personave fitues të gradës Kryekomisar, ku nga 260 konkurentë, vetëm 30 prej tyre u shpallën fitues. Për mënyrën se si u shpallën në krye të kësaj liste, prokuroria e Tiranës kërkon shpjegime nga numri një i policisë Veliu, zëvëndësja e tij, Aida Hajnaj si edhe nga kreu i akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema.

Sipas pretendimeve të aplikantëve, të cilët kanë bërë kallëzimin në prokurori, ata pretendojnë se rregullorja për gradën kryekomisar pak minuta para nisjes së konkursit ka ndryshuar formati i testit. Ishin po aq, 100 pyetje, por vetëm 50 ishin me alternativa, ndërsa 50 të tjerat me shtjellim.

Por çfarë parashikon ligji në këtë rast?

Në rregulloren e Policisë së Shtetit, përcaktohet qartësisht se si duhet të kryhet korrigjimi i testit. Në pikën 4, të nenit 168 të kësaj rregulloreje, sqarohet pikërisht procesi i testimit me shkrim, ku thuhet: “Si rregull, testi me shkrim korrigjohet në formë elektronike, brenda ditës dhe rezultatet u bëhen të ditura aplikantëve nëpërmjet afishimit në ambientet e zhvillimit të testimit”.

Pra në ligj parashikohet që edhe nëse testi i zhvilluar me shtjellim duhet të korrigjohet në mënyrë elektronike gjë që nuk ka ndodhur kështu. Si pretendim nga konkurentët janë nxjerrë edhe emrat e disa prej fituesve ku ndër të tjera është e një i afërm i kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, si edhe dy pedagogë të Akademisë së Sigurisë. Ndërkohë nuk është përcaktuar ende se kur do të zhvillohet konkursi për gradën komisar, të anuluar nga Ardi Veliu pa dhënë asnjë shpjegim, ku konkurentë ishin afërsisht 460 efektivë policie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!