Graciano Tagani: Nuk jam më pjesë e trupës së Albi Nakos

schedule18:33 - 29 Dhjetor, 2018

schedule 18:33 - 29 Dhjetor, 2018

Graciano Tagani është një prej balerinëve profesionistë shqiptarë më të njohur. Ai u shkëput një periudhë nga trupa e baletit të Albi Nakos për të marrë pjesë në “Dancing With The Stars”, e për t’u rikthyer përsëri në Tv Klan.

 

Balerini ishte i ftuari i javës në banakun e emisionit “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës, ku ka treguar se nuk është më pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos. Ai tregoi  ekskluzivisht dhe me detaje mënyrën se si është komunikuar largimi i tij, të cilin nuk e priste kurrsesi në atë mënyrë.

Graciano: Nuk jam më, u bëra tre javë që nuk jam më.

Aulona: Çfarë të thanë apo që ke thyer kavilje?

Graciano: Gishtin e këmbës!

Aulona: Prandaj ke pirë ti se ke ngelur pa punë?

Graciano: Kam ngelur pa punë.

Fatma: Të hoqën apo ike vetë?

Graciano: Të them të drejtën në daç më beso në daç mos më beso as vetë nuk e di. Thjesht shoh një remove nga grupi i baletiti. Erdhi nga i madhërishmi Albi Nako. Një njeri i madh si Albi mund të pushojë nga puna vetëm nga WhatsApp-i me një mesazh.

Aulona: Nuk ke asnjë komunikim?

Graciano: Jo absolutisht.

Aulona: Po në Whatssapp çfarë të thanë?

Graciano: Asgjë, thjesht një remove nga grupi. Unë Albin nuk e kam pasur vetëm koreograf, e kam pasur mik dhe minimalisht nga një mik e pret që të të japë një sqarim të paktën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!