Graciano Merkaj, që u bë i njohur në emisionin “Për’puthen” ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pas deklaratës së tij se është biseksual dhe se ka punuar si zhigolo. Ish konkurrenti ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku foli pa dorashka përballë moderatorit Alban Musa.
“Në fillim e nisa për para dhe pastaj vdes pak të eksploroj. Kanë qenë mbi 65 vjeçe. Nuk krahasohem me plakat e Shqipërisë, janë yje dhe më të mbajtura. Vetëm hera e parë ka qenë e vështirë pastaj është profesion më vete.”, tha Graciano.
Duke folur për paragjykimet, Graciano tha se nuk është penduar aspak pasi është diçka që e ka bërë me dëshirë dhe për më tepër ka patur mbështetjen e familjes. I pyetur nga moderatori nëse ka patur ngacmime nga politikanë shqiptarë, Graciano tha:
“Politikanë të mirëfilltë jo, por njerëz me pozitë. Ndërmjet shoqërisë time, edhe ndërmjet telefonit. Më kanë kërkuar marrëdhënie seksuale për më tepër.“, u shpreh ai.
Ndërkaq, gjatë një pyetësori që zhvilloi me moderatorin, Graciano iu përgjigj pyetjes së këtij të fundit nëse është ngacmuar nga djemtë e Për’puthen. Ai tha se bëhet fjalë për dy konkurrentë, por preferoi të mos jepte emra. /abcnews.al