Grabitje në Prishtinë, raportohet për një të plagosur

schedule14:30 - 17 Mars, 2025

schedule 14:30 - 17 Mars, 2025

Kosovë- Një person ka mbetur i plagosur gjatë një grabitjeje të armatosur që ka ndodhur në lagjen “Veternik” në Prishtinë.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30.

“Sot rreth orës 10:30, jemi informuar për të shtëna me armë në lagjen ‘Veternik’ në Prishtinë, ku është plagosur një person. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një fugon që transportonte para”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!