Grabitje në disa banesa në provincën e Veronës, arrestohen tre shqiptarë

schedule12:04 - 22 Shtator, 2023

schedule 12:04 - 22 Shtator, 2023

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për vjedhje. Mediat vendase shkruajnë se ndalimi i tyre është bërë në zonën e Brescias, ku në pranga kanë rënë dy shtetas 26 vjeçar dhe një 25 vjeçar.

Autoritetet italiane theksojnë se këto janë sit ë dyshuarit kryesor për kryerjen e një sërë vjedhjesh banesash, të cilat dyshohet se janë “kryer në bashkëpunim me njëri-tjetrin në provincat e Veronës dhe Trentos në muajt nëntor dhe dhjetor 2022.

Mbi të arrestuarit rëndon edhe akuza e armëmbajtjeve pa leje./abcnews.al