Grabitja në Rinas, ndalohen dhe 5 persona të tjerë

schedule10:50 - 2 Maj, 2019

schedule 10:50 - 2 Maj, 2019

Prokuroria e krimeve të rënda ka kërkuar ndalimin e 5 personave në lidhje me grabitjen e parave në Rinas më 9 prill.

Sipas burimeve nga organi i akuzës, mësohet se personat për të cilët është kërkuar ndalimi, janë punonjës të kompanisë së sigurisë se aeroportit ICTS  dhe të bankave të cilave u përkisnin vlerat monetare.

Sipas të njëjtave burime, këta persona pritet të merren në pyetje në lidhje me ngjarjen,  përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive të tyre ligjore.

Ka  dyshime se këta persona kane konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Deri tani për grabitjen e Rinasit, janë vënë në pranga 6 persona, që dyshohet se kanë qenë pjesë e bandës që ka hyrë në aeroport, apo bashkëpunëtorë që kanë ndihmuar në realizimin e planit të grabitjes.

Ndërsa 3 persona të tjerë janë shpallur zyrtarisht në kërkim. Shuma e parave që u mor nga grabitësit është konfirmuar zyrtarisht nga bankat për organin e akuzës. Ajo është 6 milionë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!