Grabitja në Rinas, “arrest me burg” për 3 të arrestuarit

schedule14:43 - 24 Prill, 2019

schedule 14:43 - 24 Prill, 2019

Tre të arrestuarit për grabitjen në Rinasit do të qëndrojnë në burg. Gjykata e Krimeve të Rënda e përfaqësuar nga Bibë Ndreca ka caktuar një masë shtrënguese për Renaldo Sulen, Oltion Veselin dhe Sajmir Çalën. Avokatët e të akuzuarve i kërkojnë gjykatës të mos njoh dëshminë e Alkond Bengasit.

Pas rreth 3 orësh diskutime Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë për 3 të arrestuarit e tjerë për grabitjen e Rinasit. Renaldo Sula, Oltion Veseli dhe Sajmir Çela do të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve. Avokatët mbrojtës të tre të akuzuarve kanë shprehur para gjykatës se nuk do e njohin dëshminë e Alkond Bengasit, pasi nuk është marrë në prani të një avokati të zgjedhur prej tij, por nga një avokat që i është caktuar kryesisht nga gjykata.

Prokurorët e çështjes Arenc Cela, Besnik Muçi dhe Klodian Braho kanë mbledhur prova nga këqyrja e kamerave të sigurisë ku ka lëvizur furgoni me mbishkrimin “Hetim Tatimor”. Renaldo Sula Oltion Veseli dhe Sajmir Çala kanë mohuar akuzat dhe janë shprehur se nuk kanë lidhje ke ngjarjen.  Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor gjatë zhvillimit të procesit pati një ndërprerje duke qenë se avokatët kërkuan kohë që të njihen me aktet e dosjes. Gjatë deklarimeve që ka dhënë Alkond Bengasi është shprehur se nuk ka asnjë dijeni në lidhje me vendin se ku gjenden lekët e grabitura. Ndërsa është shprehur se ka takuar tek servisi edhe Oltin.

Identifikimi i të dyshuarve është bërë nga Bengasi i cili i ka njohur nëpërmjet fotove. Ndërkohë prokurori e Krimeve të Rënda ka administruar edhe një telefonatë mes kunatës së Klement Çalës dhe një tjetër familjareje të tij. Gratë kanë shprehur shqetësimin se personi që mund të ishte vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mund të kishte qenë pikërisht Klementi por përgjigjja e ADN mbërritur nga Greqia saktësoi se viktimë ishte Admir Murataj. Pritet që ditën në vazhdim do të caktohet edhe masa e sigurisë për Elton Piklin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!