Grabitja në Rinas, alarm edhe në Prishtinë

schedule18:59 - 12 Prill, 2019

schedule 18:59 - 12 Prill, 2019

Pas grabitjes së ndodhur në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë edhe në Kosovë është parashtruar çështja e sigurisë në aeroportin e Prishtinës. Duke iu drejtuar qeverisë, ekspertë të fushës kanë deklaruar se struktura ka nevojë për masa shtesë monitorimi.

355 kamera janë të vendosura në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për të vëzhguar situatën e sigurisë. Në Qendrën për Menaxhimin e Kufijve thonë se aeroporti është në mbikëqyrje vazhdimisht gjatë 24 orëve, por kanë kërkuar avancimin e sistemit të monitorimit. Këtë kërkesë ia kanë bërë zv/kryeministrit Fatmir Limaj gjatë vizitës që i bëri kësaj qendre.

“Këto kapacitete të avancohen dhe të ofrohet një siguri në mënyrë që të mos jemi një aeroport i shënjestruar sepse nuk ka siguri”, tha Samir Krasniqi

“Ky vend ka kapacitete e resurse që t’i bëjë të gjitha detyrat. Është pozitive që vendi ynë është i sigurt dhe institucionet tona i bëjnë detyrat si duhet”, tha Fatmir Limaj, zv/kryeministër i Kosovës…

Krasniqi kërkoi gjithashtu nga Limaj që të shqyrtojnë edhe një herë çështjen e kontrollit të kufirit me Shqipërinë. Kjo qendër për monitorimin e kufijve konsiderohet një ndër qendrat më të mira në rajon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!