Grabitja në Kamëz, policia kap dy “hijet”

schedule13:12 - 27 Prill, 2018

schedule 13:12 - 27 Prill, 2018

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar si autorë të grabitjes së një marketi në Kamëz ky u vra pronari dhe u plagos bashkëshortja e tij. Detajet e operacionit policor të koduar “Hijet” u bënë publike nga drejtuesi i policisë së kryeqytetit Kastriot Skënderaj.

Në më pak se 48 orë nga grabitja e një marketi në Kamëz ku u vra pronari dhe u plagos bashkëshortja e tij, Policia e Tiranës ka dy emra konkretë të dyshuarish si autorë.

Kurti dhe Hodo po qëndrojnë në qelitë e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë Tiranë, bazuar në një urdhër ndalimi të lëshuara nga prokuroria e kryeqytetit. Operacioni policor për prangosjen e tyre u kodua “Hijet”.

Sipas drejtuesit të Policisë së Tiranës, hetimi i deritanishëm ka zbuluar se cili prej tyre ka shkrehur armën e zjarrit drejt bashkëshortëve Buci mbrëmjen e 25 Prillit.

Policia e kryeqytetit ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një automjet tip “Volsvagen Golf”, të përdorur nga të dyshuarit për të shkuar dhe larguar nga vendi i ngjarjes. Policia i ka servirur prokurorisë edhe një sërë provash të tjera materiale, pjesë nga veshjet e të dyshuarve, por ende nuk është gjetur arma e krimit.

Pas ngjarjes policia premtoi një shpërblim prej 500 mijë lekësh për këto që jepte informacion për autorët, por sipas Skenderajt nuk janë përdorur, pasi zbulimi i autorëve është mundësuar nga hetimi i policisë dhe prokurorisë.

I pyetur nga ABC News në lidhje me qëndrimin që kanë mbajtur dy të dyshuarit për akuzën, Skënderaj u përgjigj:

“Kjo është sekret i hetimit”.

Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hode do të procedohen për akuzën e “vjedhjes me armë me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim dhe “prodhimi e mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!