Grabitja në fabrikën e peshkut, autorët u ndoqën nga policia për 5 km! Humbën gjurmët në qytet

schedule23:29 - 28 Korrik, 2020

schedule 23:29 - 28 Korrik, 2020

Zbardhen detaje të reja nga grabitja e ndodhur dy ditë më parë në një fabrikë të përpunimit të peshkut në Labinot-Fushë në Elbasan.

Burime për ABC News thonë se makina e autorëve ML e bardhë, është ndjekur nga policia për gati 5 km dhe ka humbur gjurmët sapo është futur në qytet.

Policia rrugore i ka bërë thirrje të ndalonin por ata kanë refuzuar të binden duke u larguar me shpejtësi.

Grabitja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të së hënës, kur disa persona me maska u futën në fabrikë dhe morën nga kasaforta disa para, ndërsa të dytën nuk mundën ta hapnin ndaj e morën e vete.

Vlera e parave të grabitura i kalon 10 mln lekë të reja,ndërsa mbetet ende e paqartë se pse nuk ka funksionuar sistemi i alarmit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!