Grabitja fatale, gjeorgjiani i arrestuar ka tiparet sipas përshkrimit të bashkëshortit të Karolinës

schedule10:42 - 18 Maj, 2021

schedule 10:42 - 18 Maj, 2021

Policia greke është në garë me kohën për të zbuluar autorët e grabitjes fatale në Glyka Nera, ku mbeti e vdekur 20-vjeçarja Karolina. Mediat greke raportojnë se deri më tani është arrestuar një 35-vjeçar me origjinë nga Gjeorgjia, i cili po tentonte që të largohej për në Bullgari.

Lexo edhe: Shitën tokën dhe kanë 100 000 euro në shtëpi: Çfarë dinin vrasësit e Karolinës para se të hynin në banesë

35-vjeçar ka tiparet e trupit të njërit prej grabitësve të përshkruar nga bashkëshorti i Karolinës, i cili gjatë ngjarjes u lidh dhe u godit nga katër personat që u futën në shtëpi, raporton abcnews.al.

Pas arrestimit, gjeorgjiani do të dërgohet në paraburgim në Athinë ku edhe do të nxirret para bashkëshortit të Karolinës, i cili do të përpiqet që ta identifikojë. Në dëshminë dhënë më herët policisë, ai tha se njëri prej grabitësve kishte trup të shkurtër rreth 170 cm dhe ishte i mbushur.

Lexo edhe: I mbytën vajzën në sy të foshnjës, nëna: Jam e shkatërruar nga dhimbja, nuk kam fjalë

Dhjetë ditë më parë, një grabitje në Glyka Nera të Athinës përfundoi me vrasjen macabre të një 20 vjeçareje, e cila mbeti e vdekur në prani të foshnjes së saj 11-muajshe.

Autorët kishin informacion se në shtëpi gjendeshin 100 000 euro pasi çifti kishte shitur një tokë, por gjetën vetëm 10 000 euro pasi pjesa tjetër nuk ishte në shtëpi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!