Zbardhen detaje të reja nga grabitja në një postë private mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, në zonën e ish-sheshit Shqiponja në Tiranë.
Gazetarja Xhensila Kodra bën të ditur për abcnews.al se ende nuk është sqaruar nga policia për shumën konkrete që është grabitur. Ndërsa sipas dëshmisë së punonjësit bëhet fjalë për një një shumë të konsiderueshme.
LEXO EDHE: Grabitja e postës private në Tiranë, policia jep detajet: Kemi ngritur pika kontrolli
Ndërkaq, nga kamerat e sigurisë është bërë e mundur zbulimi i targës së motoçikletës, me të cilën u larguan autorët. Nga ana tjetër nga kamerat e sigurisë është arritur të shihet se autorët janë dy të rinj rreth të 30-tave, të veshur sportivë, të maskuar edhe me rroba të zeza.
Mendohet se autorët janë larguar në drejtim të Durrësit, duke bërë të mundur t’i shpëtojnë edhe kontrolleve të para të policisë. Po ashtu janë shoqëruar disa persona të dyshuar.
Ndërkohë, me anë të një njoftim zyrtar, policia deklaron se janë ngritur kontrolle në pikat hyrëse dhe dalës ne Tiranë për të bërë të mundur kapjen e autorëve./abcnews.al