Grabitja e Kredo.al, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

schedule10:25 - 26 Janar, 2021

schedule 10:25 - 26 Janar, 2021

Identifikohet autori i grabitjes së ndodhur mesnatën e 23 janarit, në filialin e institucionit financiar Kredo.al, në rrugën “Bardhyl” , në Tiranë.

Mësohet se autori i shpallur në kërkim është Kristi Çinari 21 vjeç, banues në Tiranë.

Lexo edhe: Grabitja e Kredo.al, autorët u larguan drejt Brrylit! Dyshohen se morën 2-3 mln lekë të vjetra

Kanë qenë kamerat e sigurisë përgjatë zonës që kanë bërë të mundur edhe identifikimin e autorit të identifikuar.

Dyshohet së shifra që mund të jetë grabitur është 2-3 milionë lekë të vjetra.

Ndërkohë raportohet se 21-vjeçari disa ditë më parë ka vjedhur edhe një farmaci.

Tiranë/Informacion

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vjedhjes së filialit të një institucioni për dhënie kredisë me datë 23.01.2021.

Gjithashtu ky shtetas ka rezultuar si autor i vjedhjes së një farmacie në bulevardin “Zhan D’ark” me datë 21.01.2021.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit K. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet si autor i dyshuar i vjedhjes së filialit të një institucioni për dhënie kredisë me datë 23.01.2021 si dhe si autor i vjedhjes së një farmacie me datë 21.01.2021.

Punohet për kapjen dhe shoqerimin e këtij shtetasi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!