Grabitja e kambistit, Elvis Tafa: Më detyruan, se u kisha borxhe

schedule18:26 - 1 Prill, 2019

schedule 18:26 - 1 Prill, 2019

Gjykata ka lënë në burg 4 të arrestuarit për “vjedhje me dhunë” të kambistit Agron Shira. Prokurori lexoi ne seamce dëshminë e Elvis Tafës. 35 vjeçari ka treguar se ka marrë pjesë në grabitje i detyruar. Për të kryer vjedhjen na kanë shtyrë Elvis Berisha dhe Blenard Hoxha, të cilëve u kishim boxhe”.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 të arrestaurit për “vjedhje me dhunë” të kambistit Agron Shira, paraditen e të Premtes. Gjatë seancës për caktimin e masës prokurroi ka prokurori zbardh deshmine e Elvis Tafes. 35 vjecari qe u arrestua ne flagrance nga polici rrugor.

Para oficerëve të Policisë Gjyqësore Tafa ka deklaruar se e ka realizuar vjedhjen me dhunë të kambistit në bashkëpunim me Xhoni  Didon.

“Të premten dola nga shtëpia ne 05:00 dhe shkova, takova Xhoni Didon tek “Kthesa e Kamzës. Atje kemi ndërruar rrobat dhe përmes një motorri të Xhonit kemi shkuar tek 9-katëshet. Disa ditë më parë Xhoni më kishte treguar për vendin dhe personin që do grabisnim. Kur mbërritem tek vendi kemi ndaluar motorin dhe kemi bërë sikur po i rregullonim gomën. Pas 20 minutash aty po kalonte kambisti me motorr. Xhoni i ra me levë dhe ai ra nga motori. Pasi i mori lekët hipëm në motorr ku i jepja unë dhe u drejtuam nga rruga e Barrikadave. Tek kryqëzimi pashë një makinë policie dhe desha të devijoj, por Xhoni më tha të ecja drejt. Meqë nuk iu binda ai me qëlloi me levë dhe kam humbur ekuilibrin duke rënë nga motori. Ai u largua me lekët. Për të kryer vjedhjen na kanë shtyrë Elvis Berisha dhe Blenard Hoxha, të cilëve u kishim boxhe”.

Pas leximit të dëshmisë nga prokurori, Tafa i ka mohuar deklarimet duke i cilësuar të pavërteta. Kambisti u sulmua me levë dhe me thikë, ndërsa iu morën gjatë grabitjes 60 mijë dollarë. Elvis Tafa u arrestua nga një efektiv i rrugores, i cili pasi nuk i përgjigj shenjës për të ndaluar iu hodh duke e bllokuar. /abcnews.al