Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grabitja e Fibank/ Gazetarja: Autori ndërtues, kompania në prag falimenti. Paratë ia dha arkëtarja nën kërcënimin e armës

schedule13:18 - 12 Shkurt, 2026

schedule 13:18 - 12 Shkurt, 2026

Mesditën e sotme, 58-vjeçari Bardhyl Fusha tentoi të grabiste pa sukses bankën Fibank në kryeqytet.  Gazetarja Etleva Delia tha se grabitësi ishte me ndërtues dhe nuk ka vepruar me persona të tjerë.

“Pati disa kohë që nuk kishte të tilla aksione. Nuk dihet nëse në bankë ka pasur detektorë apo kontroll fizik. Pas grabitjeve rradhazi me vlera monetare, u hartua një plan masash që nuk u bë publik se çfarë përfshinte. Janë ato ngjarje tipike të grabitjes së bankës ku marrin pjesë më shumë se dy persona, ndërsa ishte një person që nuk ishte kujdesur as të maskojë veten e vet që ka marrë një risk të tillë. Nuk ka të dhëna të kishte bashkëpunëtor.

Nisur nga vetë personi që rezulton të jetë ndërtues, me një kompani në prag falimenti. Kur futesh në një bankë dhe sheh se nuk ka masa shtesë, përballja e parë është me rojen. Duke qenë se ishte ndërtues, e ka parë edhe më parë sesi funksionon në bankë. Flitet për një shumë rreth 20 milionë lekësh të vjetra, por po numërohet edhe në bashkëpunim edhe me bankën. Paratë ia ka dhënë arkëtarja sepse vetë nuk ishte futur në arkë.



Për aq kohë sa personi nuk e ka pasur problem të linte fytyrën e zbuluar, do të thotë që ka marrë çdo risk për sipër. Një person i armatosur që akuzohet për vjedhje, janë me rrezikshmëri kriminale pasi në përballjen me policinë mund ta shkrepë pa marrë parasysh pasojat që mund të ndodhin.”tha Delia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!