Grabitja e fabrikave në Korçë/Policia akoma s’ka kapur autorët

schedule12:51 - 6 Mars, 2018

schedule 12:51 - 6 Mars, 2018

Asnjë person i dyshuar nuk është kapur nga policia për grabitjet e tre fabrikave mëngjesin e së dielës në Korçë. Dhe pse dyshohet se është i njëjti grup që sulmoi brenda një ore këto biznese, hetueset s’kanë gjetur akoma një gjurmë.

48 orë pas grabitjes së tre fabrikave përgjatë rrugës Korçë -Kapshticë, policia ende nuk ka rënë në gjurmë të autorëve. Shoqërimi i tre personave, punonjës të bizneseve që u sulmuan, nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor me informacione të vlefshme, që do zbulonin të dhëna për grabitësit.  Këtyre të fundit, siç rezulton nga hetimet, ju është dashur me pak se një orë, për të vjedhur 70 milionë lekë në fabrikën e bojrave dhe për të kontrolluar edhe dy fabrika të tjera, që ndodhen në një distancë prej 10 km larg fabrikës së parë. Nga këqyrja e vendngjarjeve ekspertët nuk kanë mundur të gjejnë gjurmë gishtash, pasi grabitësit kanë vepruar me doreza, ndërsa serverat e kamerave të sigurisë në fabrikën e bojrave dhe atë të mjaltit, janë marrë nga grabitësit, duke e vështirësuar ecurine e hetimeve. Policia ka dyshime, që grabitjet e së dielës janë kryer nga një grup i strukturuar kriminal, në përbërje të të cilit veprojnë deri në 4 persona, të cilët prej disa muajsh shënjestrojnë bizneset dhe banesat e emigrantëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!