Grabiti zyrtarin? Arrestohet shqiptari, kapet me furgonin plotë me mallra të vjedhur

schedule17:09 - 22 Nëntor, 2021

schedule 17:09 - 22 Nëntor, 2021

Një shqiptar është arrestuar gjatë fundjavës në Itali pasi u kap me një furgon të vjedhur e të mbushur plotë me mallra.

39 vjeçari i arrestuar është me precedentë të shumtë për krime kundër pronës. Ai u ndalua teksa po hipte në furgonin e vjedhur në provincën e La Spezia.

Fillimisht ai tentoi të arratisej. Brenda furgonit, tip Fiat, policia gjeti shumë materiale me origjinë të dyshimtë: disa qindra euro, një duzinë xhupa, pulovra dhe kapele të markave të ndryshme, pesë palë pantallona, ​​bizhuteri të ndryshme dhe disa çanta për femra. Sakaq u gjetën një sërë dorezash pune, vegla, zorra profesionale, doreza pune, kaçavida dhe çelësa.

Nga hetimet e para, dyshohet se mallrat janë vjedhur në shtëpinë e një zyrtari publik. Kujtojmë se një bandë shqiptare ka bërë namin duke grabitur disa vila gjatë ditëve të fundit në Itali. Mediat italiane shkruajnë se ata punonin gjithmonë të katërt bashkë. Tre hynin në aksion në vilën e zgjedhur për t’u grabitur, ndërsa i katërti qëndronte i gatshëm në makinë në mënyrë që t’i largonte sa më shpejt nga vendi i ngjarjes. Detyra e tyre ishte të gjenin fillimisht vila në zona të izoluara dhe më pas për t’u hedhur në aksion. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!