Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grabiti 2 automjete luksoze përmes mashtrimit/ Ekstradohet nga Italia 38 vjeçari Edvaldo Nanushi

schedule10:16 - 19 Nëntor, 2025

schedule 10:16 - 19 Nëntor, 2025

Bashkëpunoi me 2 shtetas italianë, për të vjedhur nëpërmjet mashtrimit, 2 automjete tip “Audi Q7” të marra me qira, ekstradohet nga Italia, 38-vjeçari.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët në Itali, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Edvaldo Nanushi, 38 vjeç, të lindur në Manzë, Durrës.

Në vitin 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Edvaldo Nanushi, në vitin 2017, bashkëpunoi me shtetasit italianë, M. C. dhe N. B., për të mashtruar përfaqësuesit e një subjekti në fushën e dhënies së automjeteve me qira dhe për t’iu marrë 2 automjete tip “Audi Q7”, të cilat nuk i kthyen më.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!