Shtëpia e një biznesmeni është grabitur në qytetin e Korçës. Ngjarja ndodhi paraditen e kësaj të hëne dhe shtëpia është pronë e Niko Koços në lagjen nr 4.
Momentin kur grabitësit kanë hyrë brenda nuk ka patur asnjë familjar. Sipas policisë lokale nga hetimet e deritanishme mësohet se janë vjedhur bizhuteritë që gjendeshin aty.
Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe ka bërë shoqërimin e disa personave me precedentë në të kaluarën./abcnews.al