Tentativë për grabitjen e një banke u regjistrua mesditën e kësaj të enjte në Tiranë. Bëhet fjalë për Fibank, ndërsa autori Bardhyl Fusha u vu në pranga.
Sipas burimeve, autori nuk ka arritur dot të marr lekë, është neutralizuar nga efektiët e Komisariatit nr. 2. Ndërsa në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë.
Policia ka mbërritur për verifikim. Nje person është kapur brenda bankës. Ndërsa në vendngjarje krahas policisë ka mbërritur edhe një autoambulancë./abcnews.al


