Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një argjendari pasditen e sotme në lagjen nr. 4 në Durrës. Në momentin e grabitjes në dyqan ishte vetëm shitesja.
Dy personat ende të paidentifikuar e kanë kërcënuar me armë shitësen dhe pasi kanë marrë një sasi të konsiderueshme bizhuterish, rreth 2 kg janë larguar në këmbë. Mësohet se biznesi është në pronesi të familjes Ngresi me banim në Durrës. Policia është vënë në ndjekje të autorëve.
Kamerat e sigurisë rezultuan të fikura në momentin e grabitjes dhe policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së biznesit përballe dhe po i analizon. Nga të dhënat dyshohet se autoret janë të moshës 23 dhe 26 vjeç. /abcnews.al