Grabitet me armë posta sekrete e Prokurorisë së Durrësit

schedule14:45 - 8 Maj, 2018

schedule 14:45 - 8 Maj, 2018

Dy persona të maskuar kanë grabitur postën sekrete të prokurorisë së Durrësit. Autorët kanë sulmuar postierin sapo ka marrë zarfin sekret në Postën Qendrore.

Megjithatë nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por nga burime të besueshme thonë për ABC News, se në këtë postë, ka patur dokumente të klasifikuara.

Disa punonjës të Postës Qendrore e kanë parë aktin e grabitësve, por nuk kanë reaguar.

Informacion paraprak i Policisë Durrës

Më datë 08.05.2018, rreth orës 10:30- 11:00, në lagjen Nr.11, në afërsi të Postës në Durrës, shtetasi I.K., me punë korrier pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar , të cilët i kanë marrë disa materiale që i kishte tërhequr nga Posta.

Nga ana jonë po punohet intensivisht dhe po kryhen të gjitha veprimet e duhura hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin e autorëve, kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!