Claudio Marchisio ka rënë pre e një sulmi mbrëmjen e djeshme. Mediat në Itali raportojnë se katër persona të armatosur kanë hyrë me forcë në vilën e ish-mesfushorit të Juventusit në Torino. Thuhet se ata kanë detyruar Marchision dhe gruan e tij të hapë kasafortën.
Grabitësit janë larguar me bizhuteri të vjedhura dhe ora, vlera të cilave nuk është përcaktuar. Policia po shikon pamjet për të identifikuar personat përgjegjës. Ish-futbollisti është i radhës që bie “viktimë” e grabitësve.
Edhe në Spanjë futbollistët kanë hasur në një probleme të tillë. Para pak kohësh ishin disa shqiptarë që u ndalën për vjedhjen e shtëpive të lojtarëve të Real Madrid dhe Atletico Madrid. /abcnews.al