Një ngjarje e rëndë ndodhi në qytetin e Fierit në mes të shumë kalimtarëve. Grabitësit me maska dhe me armë sulmuan një pikë të këmbimit valutor dhe qëlluan me kallshnikov pronarin dhe një kalimtar.
Në mes të ditës, në sytë e dhjetëra tregtarëve dhe kalimtarëve, të armatosur me kallashnikov tre të persona grabitën një agjensi këmbimi valutor në Fier.
Në ikje plagosën pronarin dhe një të njohurin e tij. Këto janë pamjet e së vetmes kamera sigurie në vendngjarje të siguruara nga ABC News ekskluzivisht.
Personi që merr karrigen dhe i drejtohet derës së agjensisë është Agur Vrenozi 63 vjeç. Tregtar dhe mik i pronarit tenton të mbajë mbyllur derën për të mos i lejuar grabitësit të dalin. Kanë kaluar 10 minuta që nga çasti kur grabitësit hynë në pikën e këmbinit valutor. Në këtë përpjekje Agur Vrenozi 63 vjeç qëllohet me plumb në ballë. Në të njëjtën kohë autorët qëllojnë drejt pronarit Gëzim Hoxha 53 vjeç duke e plagosur edhe atë.
Pasi morën paratë sasia e të ciles ende nuk është berë e ditur nga policia, 3 autoret u larguan me këtë makinë në zonën veriore të qytetit duke marrë rrugën e fshatit Baltëz. Policia ndërkohë vihet në ndjekje të tyre. Të përfshirë ndoshta nga paniku ata braktisin makinën në anë të rrugës në hyrje të fshatit Baltëz dhe fshihen në drejtime të ndryshme.
Ky është Lulëzim Demiraj 43 vjeç nga fshati Vajzë e Vlorës. Ishte zhytur në ujë në kanalin kullues. Një përpjekje e dëshpëruar për t’i shpëtuar arrestimit.
Kërkimi vazhdon për kapjen e autorit të tretë. Ai ishte fshehur në një banesë vetëm pak metra larg vendit ku qëndronte nën ujë shoku i tij. 15 minuta pas kapjes së Demirajt kapet edhe 37 vjecari Zini Fyraj nga sevasteri i Vlorës. Pamjet janë siguruar ekskluzivisht nga abc neës. Zini Fyraj vitin e kaluar u arrestua si pjestar i një grupi që i grabitën 4 mijë euro një të riu në Vlorë. Nuk dihet pse dhe si ku person është liruar.
Më herët policia kishte kapur pak metra më larg pranë urës që kalon mbi kanalin kullues edhe fierakun Dashamir Gergali 41 vjeç. Bashkë me autorët është sekuestruar makina që dyshohet të jetë me targa fallco si edhe paratë që u morën nga pika e këmbimit valutor. Të plagosurit janë duke luftuar për jetën pasi të dy kanë goditje plumbi në kokë. Agur Vrenozi, heroi i kësaj dite të rëndë është dërguar në spitalin e traumës në kryeqyetet. Ai është gjëndje kritike për jetën. Në gjendje të rëndë është edhe pronari i agjensisë Gëzim Hoxha i cili po trajtohet në spitalin e Fierit.
Gazetare e ABC News, Fier: Valbona Daci