PEQIN – Një supermarket në pronësi të A.Spahiu ka rënë pre e grabitjes gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme. Mësohet se të paktën dy persona me anë të kërcënimit kanë hyrë brenda në supermarket dhe kanë marrë xhiron ditore të këtij biznesi, afërsisht 60 mijë lekë.
Policia ndërkohë ka sekuestruar kamerat e sigurisë së biznesit të grabitur por edhe bizneseve të tjera përreth për të bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të kësaj grabitje. e.l/abcnews.al/