Mëngjesin e sotëm, rreth orës 03:50, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, pranë urës së “Limuthit”, persona të paidentifikuar kanë hapur me forcë deren e një filiali banke dhe kanë tentuar të vjedhin kasafortën. Banka e nivelit të dytë gjendet në një godinë, ku ndodhet edhe një biznes privat. Autorët kanë thyer derën dhe janë futur brenda në bankë, ndërkohë që në momentin që ka tentuar që të marrin kasafortën ka rënë alarmi. Pas rënies së alarmit autorët janë larguar, ndërsa kanë marrë vetëm një shumë të vogël, parash që ndodheshin në arkë. Filiali i bankës ka kamera sigurie, të cilat u sekuestruan nga grupi hetimor. /abcnews.al
Grabitet filiali i një banke në autostradën Tiranë-Durrës
schedule09:51 - 2 Mars, 2018
schedule 09:51 - 2 Mars, 2018