Një farmaci në lagjen “30 Vjetori” në Berat është grabitur. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme.
Vjedhja ka ndodhur , ndërkohë që farmacia ishte hapur. Mësohet se autori ka qenë duke vëzhguar për disa orë me radhë lëvizjet e farmacistes dhe kur ajo ka dalë për një moment jashtë ai ka hyrë brenda farmacisë,ka marrë të gjitha paratë që ndodheshin në sirtar dhe është larguar me vrap.
Ai është pikasur duke dalë me shumën e parave në duar nga farmacistja,e cila e ka ndjekur për një moment.
Farmacistja ka njoftuar policinë, që pas mbërritjes në vendngjarje ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së farmacisë dhe bizneseve përreth.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë dhe nga pyetjet e dëshmitarëve në vendngjarje, policia ka mundur të identifikojë autorin dhe ta shpallë atë në kërkim.
Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është 38-vjeçari S.K,banues në lagjen “10 Korriku”, që rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm penal,i dënuar disa herë për “përdorim të lëndëve narkotike” dhe “armëmbajtje pa leje”. g.v/abcnews.al