Një dyqan bulmeti është vjedhur gjatë natës në qytetin e Pogradecit, në zonën e rrugës së spitalit.
Sipas informacioneve, persona të paidentifikuar kanë hyrë në brendësi të njësisë së shërbimit dhe kanë vjedhur një sasi prej 2 milionë lekësh, së bashku me dyert e biznesit.
Kjo është vjedhja e dytë brenda 5 muajsh për të njëjtin biznes. Aktualisht, policia e Pogradecit po sekuestron kamerat e bizneseve ngjitur dhe po merr shenjat e gishtërinjve në brendësi të dyqanit.
Në të njëjtën rrugë, vetëm disa muaj më parë, u vodh një argjendari, për të cilën ranë në pranga 2 persona./abcnews.al


