Grabitet dhe dhunohet një kambist në Durrës

schedule17:53 - 19 Janar, 2020

schedule 17:53 - 19 Janar, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 13 në zonën e Plazhit, pranë vendit të quajtur “Rrota e Kuqe”, ku Naim Musai është sulmuar fizikisht nga dy persona ende të paidentifikuar, duke e qëlluar në pjesë të ndryshme të trupit.

Si pasojë e këtyre goditjeve, Musai, ka pësuar dëmtime në kokë, fytyrë dhe trup. Naim Musai, punon në Durrës si kambist.

Siç dhe bën me dije policia e Durrësit, dy personat pasi e kanë dhunuar janë larguar disa metra, por më pas janë kthyer duke i zhvatur çantën që Musai kishte me vete. Dyshohet se personat më pas janë larguar në këmbë fillimisht nëpër rrugicat e zonës dhe më pas me makinë.

Brenda në çantë Musai kishte 275 euro dhe 1.5 milion lekë të vjetra, para këto që ai i përdorte për këmbim valutor.

Për këtë ngjarje policia dhe prokuroria e Durrësit, kanë nisur hetimet duke kërkuar pamjet filmike në zonë por dhe pyetur Musain, lidhur me karakteristikat e dy personave që e kanë sulmuar dhe rrahur barbarisht, duke i vjedhur edhe sasinë e parave prej 1.5 milion lekësh dhe 275 euro, që ai kishte me vete.

Në fillim të procesit gjyqësor kundër Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë si Blerim Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Gilmando Dani, familja Musai u vu në mbrojtje nga Policia e Shtetit, për shkak se Besnik Musai, shofer dhe kunat i biznesmenit Ylvi Beqja, doli dhe dëshmoi në gjyqin kundër këtyre personave.

Ndërkohë për këtë ngjarje policia ka dhënë informacion paraprak:

Njoftimi i policisë: 

“Durrës/Informacion paraprak

Më datë 18.01.2020, në lagjen Nr.13, Durrës, persona të pa identifikuar i kanë vjedhur me dhunë çantën me 250 euro dhe 150.000 lekë, shtetasit N. M., 62 vjec, banues në lagjen Nr. 13, Durrës.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!