Një bankë e nivelit të dytë u grabit në Tepelenë mesditën e sotme. Një person i armatosur hyri në bankë dhe terrorizoi punonjësit me kallash. Më pas, autori i veshur me rroba ushtarake mori një sasi parash dhe u largua në këmbë.
Në një njoftim, policia shprehet se ka identifikuar grabitësin dhe se për shkak të hetimeve nuk bën me dije gjeneralitetet. Uniformat blu janë vënë në ndjekie të tij. Dyshohet se shuma e grabitur të jetë rreth 5 milionë lekë të vjetra.
/abcnews.al