Grabitësi i “kamufluar” me kapuç mori paratë, dalin pamjet nga filiali i Kredo.al, policia rrethon godinën

schedule11:30 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 11:30 - 21 Dhjetor, 2021

Një filial i institucionit financiar Kredo.al në Peshkopi, ka rënë pre e grabitjes paraditen e sotme. Policia bën me dije se një person i maskuar me kapuç me një thikë në dorë është futur brenda saj dhe pasi ka marrë një shumë parash është larguar në drejtim të paditur.

Tashmë policia po këqyr pamjet filmike për të bërë mundur identifikimin e autorit ndërsa në hyrje-daljet e qytetit janë ngritur disa pika kontrolli. Abcnews.al ka siguruar pamje nga godina ku ka ndodhur grabitja. Policia ka rrethuar ambientet e saj për të bërë të mundur gjetjen e provave për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 10.00, në një filial banke në qytetin e Peshkopisë, një person i maskuar me kapuç, nën kërcënimin e një mjeti prerës dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po kqyren kamerat e sigurisë dhe po fiksohet çdo provë me qëllim identifikimin e autorit. Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, për kapjen e autorit”, njofton policia. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!