Grabitet banesa e një avokati në Durrës, ngjarja para disa ditësh

schedule18:09 - 15 Prill, 2019

schedule 18:09 - 15 Prill, 2019

Banesa e avokatit Edmond Saliu në Durrës është grabitur. Ngjarja ka ndodhur para disa ditësh, por vetëm sot është bërë publike.

Mësohet se në banesën e avokatit persona ende të paidentifikuar kanë marë një shumë prej 35 milionë lekësh.

Në momentin kur ka ndodhur grabitja asnjë prej familjarëve nuk ka qenë në banesë.

Sapo vjedhja është pikasur nga avokati ka njoftuar policinë, e cila nga këqyrja e banesës nuk ka gjetur asnjë objekt të dëmtuar apo thyerje të derës apo dritares prej të cilave mund të ishin futur personat.

Paraprakisht policia dyshon që një i afërm i avokatit mund të kenë dijeni mbi grabitjen, por ende nuk kanë mundur ta zbardhin atë. /abcnews.al