Një argjendari është grabitur mëngjesin e sotëm në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, me pronar shtetasin E. D.
Në afërsi të objektit autorët kanë braktisur automjetin që dyshohet se kanë kryer vjedhjen dhe duke përfituar nga errësira e moti i keq mundën të largohen.
Mjeti Wolksvagen, pa targa, i goditur në pjesën e përparme dyshohet të jetë përdorur për goditjen dhe thyerjen e qepenit të argjendarisë.
Grupi hetimor në vendngjarje ka fiksuar dhe administruar çdo provë të vlefshme në funksion të zbardhjes së ngjarjes.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./abcnews.al