Një argjendari është grabitur gjatë natës në qytetin e Librazhdit. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, në argjendarinë në pronësi të Skënder Xhanit.
Vjedhja është konstatuar nga punonjësit, kur janë paraqitur për në punë mëngjesin e sotëm. Argjendaria ka patur edhe sistem alarmi, por nuk ka funksionuar.
Vitin e kaluar biznesmenit i është vjedhur edhe banesa, por ngjarja ende nuk është zbardhur. Sakaq, në zonë ka kamera sigurie, por asnjëra prej tyre nuk ka funksionuar çka e bën më të vështirë punën e hetuesve.
Njoftimi i plotë:
Gjatë natës, në qytetin e Librazhdit , është vjedhur pa thyerje një argjendari, në pronësi të shtetasit S.Xh., 64 vjeç, banues ne Librazhd.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. /abcnews.al