Grabitet argjendaria në Paris, autorët marrin 15 milionë euro bizhuteri

schedule19:16 - 1 Gusht, 2023

schedule 19:16 - 1 Gusht, 2023

Grabitet një argjendari në Paris. Tre persona të armatosur janë futur në një argjendari dhe kanë vjedhur bizhuteri me vlerë 15 milionë euro.

Grabitja ndodhi në argjendarinë Piaget në një lagje të njohur në Paris. Në momentin e grabitjes ka pasur edhe klientë që ndodheshin brenda argjendarisë. Autorët nën kërcënimin e armës kanë arritur të marrin bizhuteritë.

“Ata hynë në dyqan si klientë dhe më pas kërcënuan stafin me armë. Të gjithë punonjësit u dërguan në pjesën e pasme të dyqanit, klientët që ndodheshin në argjendari u shtrinë në tokë dhe grabitësit më pas detyruan një anëtar të stafit të hapte kasafortën ku ruheshin aksesorët më të shtrenjtë,”, sipas mediave franceze.

Raportohet se të përfshirë në këtë ngjarje kanë qenë tre persona, dy burra dhe një grua.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!