Grabitësit i vranë nënën, momenti prekës: Polici grek mban në krah foshnjën pas krimit

schedule10:06 - 12 Maj, 2021

schedule 10:06 - 12 Maj, 2021

Vrasja e 20-vjeçares Caroline nga disa grabitës që iu futën në banesë ka tronditur Greqinë. Bashkëshorti dhe foshnja e saj arritën të shpëtonin.

Ndërkohë, një moment prekës është publikuar në rrjetet sociale, ku shihet një oficer policie duke mbajtur foshnjën 11 muajshe në krah.

“Një foto sa një mijë fjalë është kjo me policin që mban në krahë foshnjën e familjes që jetoi momente makthi pas rezultatit tragjik të vrasjes së nënës njëzet vjeçare,” ka shkruar presidenti i Unionit të Oficerëve të Policisë të Atikës Juglindore, George Kalliakmanis, përcjell abcnews.al.

Lexo edhe: Vrasja e 20-vjeçares nga grabitësit në Greqi, policia: Autorët po e planifikonin prej ditësh

Ngjarja e rëndë ka tronditur Greqinë. 20 vjeçarja u vra nga disa grabitës më 11 maj. Bashkëshorti dhe vajza e tyre 11 muajshe arritën të shpëtonin nga sulmi makabër i tre personave të armatosur të cilët vodhën 15 mijë euro dhe sende me vlerë. g.v/abcnews.al