Dy të rinjtë e arrestuar për grabitjen e një familjeje në Mallkaster, do të qëndrojnë në burg. Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Arber Muçajn dhe Kljedi Saliaj, kurse një i tretë është në kërkim.
Këta persona sulmuan familjen e Përparim Merdanit, në Greshicë të Mallakastreës.
Nën kërcënimin e armëve ata morën dy milionë lekë të vjetra. Vetë kryefamiljari tregoi se autorët i kishin vënë thikën në fyt. Arrestimi i dy personave u bë dy ditë pas ngjarjes. /abcnews.al