Grabitën dokumente në Bashkinë e Elbasanit, procedohen 3 të rinjtë

schedule11:35 - 3 Nëntor, 2023

schedule 11:35 - 3 Nëntor, 2023

Tre të rinj të moshës 19-vjeç, 17-vjeç dhe 18-vjeç janë proceduar në gjendje të lirë pasi dyshohet se kanë vjedhur në zyrat e një godine të Bashkisë së Elbasanit, sende e dokumente të ndryshme.

Dokumentet e grabitura janë gjetur nga autoritetet dhe janë sekuestruar në provën e cilësisë materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!