Grabiten 1 milionë euro në mes të ditës në Francë

schedule08:53 - 1 Maj, 2023

schedule 08:53 - 1 Maj, 2023

Autoritetet franceze janë alarmuar nga një grabitje që ndodhi në mes të ditës në kryeqytetin Paris. Persona të armatosur dhe të maskuar hynë me forcë në qytetin Bulgari që ndodhet në Place Vendôme duke rrëmbyer prej atyre sende me vlerë rreth 1 milionë euro.

I njëjti dyqan është grabitur dhe dy vjet më parë, ku hajdutët shkaktuan një dëm prej 10 milionë eurosh.

I gjithë momenti i grabitjes është filmuar nga një kalimtar ku shihen dy motorë të zinj të parkuar pranë dyqanit dhe dy persona që hyjnë brenda, teksa një i tretë bën rojë. Më pas, ata largohen me shpejtësi pa iu hyrë gjemb në këmbë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!