Lot, dhunë, kufizime, e sakrificë, kjo ka qenë jeta e Sofias në rreth 12 vite martesë. 45-vjeçarja nga Saranda, është ndër të mbijetuarat e dhunës në familje nga bashkëshorti.
Që në fejesë u panë problemet. Familja me donte që ndoshta do ndryshojë. Është ai turpi. Kështu janë të tërë burrat. Sofia ishte 18 vjeç, kur prindërit vendosën ta martonin me Artanin. Një e re që thuri shumë ëndërra për të ardhmen, por, problemet në çift nisën që vitin e parë të martesës. Bashkëshorti ishte kundër arsimimit të saj.
Kërkonte që të shkëpusja fakultetin, nuk donte rritjen dhe formimin tim. Në çdo moment përpiqej të më ulte, kërkonte të ndihesha e palumtur. Nga dhunë psikologjike në atë fizike. Nga abuzimi me alkool në atë të substancave narkotike, kjo ishte përballja e Sofias me ish bashkëshortin. Sofia është nënë e dy fëmijëve, dhe episodi i parë i dhunës fizike lindi pas sjelljes në jetë të djalit të parë.
“Në fillim abuzonte me alkoolin, më vonë edhe me substanca narkotike. Kur vinte në shtëpi ishte shumë nervoz, më ka goditur fëmijën 6 muajsh. Aty filloi. Isha vetëm 6 muajsh e goditi aq fort sa fëmija u nxi mbrapa veshit, kjo ishte. Ndërdyva edhe ishte episodi i parë që më rrahu.”
Festat ishin kthyer në ditë ferri për 45-vjeçaren e fëmijët.
“Nuk ka pasur ditë feste me atë. Nuk ishte i pranishëm në familje. Përgjegjësia më takonte vetëm mua, jo vetëm për mardhënien në çift, por edhe për fëmijët.”
Sherret e Artanit ishin kthyer në makth për dy djemtë e Sofian, ndërsa mungesa e tij në shtëpi i gëzonte ata.
“Bënte zhurmë, rrëzonte karriget, objektet. Fëmija lutej që ta lësh, ditët që ai nuk vinte në shtëpi ne gëzonim.”
Përveç Artanit, Sodia ndihet e braktisur edhe nga drejtësia, ku hedh akuza të forta, që institucionet nuk e mbështetën kur kishte nevojë.
“Ai kishte njohje në komisariat, policia nuk dokumentonte dhunën”….“Unë nuk do heshtja”.
Sofia nuk u dorëzua, por, u ringrit. Ajo gjeti forcën tek fëmijët, dhe u kap fort pas dëshirës për të jetuar.
“Kemi 15 vite të divorcuar. Ti nuk do se mund mbash mua kështu si jam. A thua se unë s’kam të drejtë të jetoj, vetëm ai.”
Si një grua e guximshme, si një nënë syshqiponjë, Sofia ka edhe një mesazh, jo vetëm për viktimat e tjera të dhunës, por, edhe për institucionet..
“Nëse duam të kemi një grua që të ngrejë zërin, duhet të kemi mbështetje. Duhet të jesh ti e fortë që të mbash edhe fëmijën. Të ngresh zërin, ti tregosh që dhuna nuk është formë. Në rast se ti e pranon, nesër do e pranoj edhe fëmija yt.”/abcnews.al