Gotze pa kontratë: Po flas me disa klube, gabova që u ktheva te Dortmund

schedule19:57 - 18 Shtator, 2020

schedule 19:57 - 18 Shtator, 2020

Sulmuesi gjerman, Mario Gotze, është larguar nga Borussia Dortmund pasi kontrata e tij 4-vjeçare ka skaduar, dhe drejtuesit e nënkampionëve të Gjermanisë nuk preferuan t’i rinovonin.

Tashmë si futbollist i lirë, Gotze ka treguar se ka folur me disa klube të ndryshme, si dhe pranoi se bëri një gabim të madh në aspektin sportiv kur u rikthye te Dortmund verën e vitit 2016.

“Mund të them vetëm se kam shkëmbyer ide me disa trajnerë dhe klube gjatë javëve të fundit. Bundesliga ndodhet në Europë dhe kurrë nuk e kam thënë se dua të largohem nga Bundesliga. Ka disa klube ambicioze në Gjermani.

“Rikthimi te Borussia Dortmund? Në aspektin sportiv, më duhet të them se jam penduar. Fatkeqësisht, pas rikthimit tim, gjërat nuk shkuan siç e prisja kur lëviza në 2016-ën”, u shpreh Gotze./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!