Gosens sfidon “galaktikët”: Ndonjëherë ekipet e vogla mund “të lëndojnë” të mëdhatë

schedule10:56 - 19 Shtator, 2023

schedule 10:56 - 19 Shtator, 2023

Mbrëmjen e së mërkurës, “galaktikët” e Real Madrid do të nisin rrugëtimin e tyre në këtë edicion të UEFA Champions League, ku në “Santiago Bernabeu” do të presin gjermanët e Union Berlin, me këta të fundit që do të zhvillojnë ndeshjen e tyre të parë në histori, në këtë kompeticion.

Në kuadër të kësaj përballjeje, i pranishëm në konferencën për shtyp të gjermanëve ka qenë i pranishëm dhe ish-anësori i Inter, Robin Gosens, i cili ka sfiduar haptazi “galaktikët” e Carlo Ancelotti-t.

“Nëse nuk jeni të kujdesshëm, rrezikon të bëhet një përvojë shumë e hidhur. Habia dhe frika janë dy gjërat që nuk na duhen. Do të kemi nevojë për vetëbesim dhe për t’u argëtuar. Në rastin më të mirë, ky kombinim duhet të na sjellë të luajmë një lojë e madhe.

Të luash në atë stadium është një përvojë unike. Jo të gjithë lejohen ta bëjnë këtë. Mendoj se dy gjëra janë të rëndësishme: së pari, mos harroni të shijoni lojën. Por nuk duhet të harrojmë se janë 90 minuta futboll në të cilat edhe të vegjlit mund të lëndojnë të mëdhenjtë. Ka shumë shembuj të kësaj në futboll. Dhe ne duhet t’i qasemi ndeshjes me këtë qëllim”,- u shpreh Gosens. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!