Siç raportohet nga “La Stampa”, Juventus ka qenë vigjilent prej disa kohësh për Filip Kostic, por kurr nuk e ka përfunduar goditjen e merkatos.
Ndërkohë, sipas gazetës italiane, inter i është rikthyer objektivit të vjetër të Eintracht Frankfurt, Filip Kostic. Anësori vlerësohet rreth 15 milionë euro dhe ka një kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2023.
Robin Gosens nuk jep garancitë e duhura fizike ndaj zikaltërit dëshirojnë një lojtar të fortë fizikisht dhe të cilin mund ta alterjnojnë me anësorin gjerman./ h.ll/abcnews.al