Pas largimit të Ivan Perisic, Inter do të mbështetet tashmë tek Robin Gosens për sezonin e ardhshëm.
Anësori gjerman ishte nën hijen e kroatit, pasi ky i fundit ishte në majën e formës së tij më të mirë.
“Nuk dua të shkoj me pushime sepse jam vërtet në formë dhe më duhet të vrapoj. Ajo që vjen më pas duhet të jetë sezoni im, unë dua të bëhem titullar tek Inter dhe të shkoj në Kupën e Botës që është ëndrra ime më e madhe”, është shprehur anësori zikaltër.
Në 175 minuta të luajtura me Interin sezonin e kaluar, Gosens shënoi një gol dhe një asistim./ h.ll/abcnews.al